Në ato maja rripa rripa..

Ndahen dhe bashkohen…

Kur PD e Salës,
ra nga qeveria,
shumë demokratë,
vanë tek LSI-ja!

Anijen qé mbytej,
minjtë e braktisën,
dhe tek Ilir Meta,
mijëra u kolisën!

Rrjedhja qe e madhe,
aq sa u bë lumë,
ndaj Parti e Metës,
u rrit me aq shumë!

Luli u bë bishë,
kur mori partinë:
“Strehë e maskarenjve!”
tha për LSI-në!

Dhe kur qe në çadër,
Luli turfullonte,
se me LSI-në,
kurrë s’do bashkëpunonte!

Dhe vjet në Qershor,
kur keq digjte vera,
i mori Lulashit,
dyzet mijë të tjera!

PD-ja tani,
është përgjysmuar,
dhe është LSI-ja,
që e ka firuar!

E mësoi ca vonë,
Luli-karabush,
se kur s’ke pushtet,
nuk të do askush!

Po Lulash i shkretë,
veten e tij talli,
prapë me LSI-në,
tok i mblodhi halli!

Ndahen dhe bashkohen,
ata hera-herës,
porsi dashuria,
në kohë të kolerës!

Gjithë kukuvajkat,
natë e ditë vajtojnë,
dhe Ramën-nga goja,
kurrë s’e lëshojnë!

Lulit i ka mbetur,
gjysma nga partia,
sot të njëjtin hall,
ka dhe LSI-ja!

Ku i ka anëtarët,
tamam nuk e dimë,
ama-këshilltarët,
po e lënë partinë!

Ikin pa pushim,
nga A-ja tek Zh-ja,
edhe krejt natyrshëm,
kthehen tek PS-ja!

Kthehen-sepse kanë,
për të zgjidhur halle,
edhe socialistja,
është si Nënë e Madhe!

Kthehen-more kthehen,
jo se humbën besën,
por dot s’e durojnë,
sërish rimartesën!

Nga gjithë këshillat,
ikën-more-ikën,
se s’durojnë dot,
Titin dhe Monikën!

Ikën dhe do ikin,
prapë e përsëri,
agresivitetin,
s’e duron njeri!

Duan bukë e punë,
në këtë katund,
jo përralla e përralla,
dhe fjalë pa fund!

Arben Duka

- Advertisement -

U vesh si grua për të dhënë provimimin në vend të gruas së tij, arrestohet 26-vjeçari

Autoritetet indiane arrestuan një 26-vjeçar, i cili u vesh si grua për të marrë pjesë në provimin e universitetit, duke imituar të dashurën e...

Restoranti i shton 2 € në faturë turistit se ia ndau përgjysmë sanduiçin. Pronari: Na mori kohë

Një turist britanik mbeti i mërzitur pasi një tarifë prej 2 euro iu shtua faturës së tij nga ana e restorantit  për prerjen e...

Detyron gruan të lahet vetëm njëherë në javë se është kurnac, gjykata dënon për keqtrajtim burrin

Nëse bashkëshorti është shumë dorështrënguar, ai mund të dënohet. Kështu ka vendosur Gjykata e Kasacionit, duke konfirmuar dënimin ndaj një bashkëshorti dhunues, i cili...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.