Pas ndeshjeve te luajtura mbremjen e djeshme, Polonia e Robert Lewandowskit e sheh veten praktikisht jashtë finaleve të “Euro 2024”.
Barazimi 1-1 në Varshavë me Moldavinë e mban Poloninë 3 pikë pas Shqipërisë në renditje, teksa i ka mbetur vetëm një takim për të luajtur, ai me Çekinë.
Skenari i vetëm që mund ta kualifikojë Poloninë është që të mposhtë vetë Çekinë, Shqipëria të mundë Moldavinë dhe Çeki-Moldavi të përfundojë në barazim.