Ndryshon ora, shkon 60 minuta pas, a do të jetë kjo hera e fundit?

Këtë fundjavë ora kthehet prapa në të gjithë Evropën – por një grup prej 67 anëtarësh të Parlamentit Evropian (PE) po thonë se kjo praktikë duhet të hiqet.

Ashtu siç ndodh zakonisht ndryshimi bëhet rreth orës 03:00 të mëngjesit. Pra, akrepat do të kthehen 1 orë pas, në 3 të mëngjesit midis së shtunës 26 dhe të dielës 27 tetor, duke i ripozicionuar në orën 2.

Është koha për t’i dhënë fund ndryshimit të orës dy herë në vit, i cili është vërtetuar se ka efekte negative në shëndetin, mirëqenien dhe sigurinë. Ka një marrëveshje të gjerë në të gjithë spektrin politik se ndryshimi i orës duhet të përfundojë … është një masë praktike dhe popullore” tha eurodeputetja Seán Kelly në një deklaratë, së bashku me një letër dërguar Presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

Praktika e ndryshimit të orës për të përfituar nga drita natyrale e ditës daton dekada më parë dhe aktualisht është përcaktuar nga një direktivë e BE-së e vitit 2001.

Një konsultim online mbi praktikën e kryer nga Komisioni në vitin 2018 gjeneroi një rekord prej 4.6 milionë përgjigjesh, nga të cilat 84% favorizuan heqjen e ndryshimit të orës.

Komisioni kishte konkluduar më parë se, “ndërsa shmanget fragmentimi, shtetet anëtare janë në vendin më të mirë për të vendosur nëse duan të mbajnë orën e përhershme verore apo dimërore”.

- Advertisement -

Zbulohet pas 14 vitesh krimi i shqiptarit në Itali

Drejtësia vonon, por nuk harron! Kështu mund të thuhet për një grabitje të ndodhur 14 vite më parë në Itali, por së fundmi është...

Ndryshimi i orës, kur do të ndodhë dhe cfarë duhet të dini..

Një orë para në agim të së dielës do të ndryshojë orarin tonë, duke shënuar fillimin e periudhës së kursimit të energjisë, por kjo...

“Bënë xhiro me makinë me 40-vjeçarin, pastaj shkuan në hotel”/ Gazetarja nxjerr DETAJE nga ngjarja në Vlorë: 15-vjeçarja me 2 shoqe..

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha ka dhënë detaje në emisionin Top Story në Top Channel këtë të mërkurë në lidhje me ngjarjen e...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.