Ndryshon ora! Akrepat shkojnë 60 minuta para

91
0

Mbrëmjen e sotme akrepat e orës shkojnë 60 minuta para duke shënuar zyrtarisht rivendosjen e orës diellore.

Orët që kërkojnë ndërhyrje manuale duhet të zhvendosen me një orë përpara, nga ora 2:00 deri në 3:00. Pra kjo do të flini pak më pak, por nga ana tjetër regjimi i ri për orë do t’ju lejojë të përfitoni nga rrezet e diellit deri vonë, edhe falë zgjatjes së ditëve që sjell vera.

Ndryshimi i orës bëhet në orën 2:00 të mëngjesit, ku orët e dorës klasike dhe të gjitha orët analoge në përgjithësi mund të rregullohen të shtunën në mbrëmje, Ora verore do të qëndrojë në fuqi deri në fundjavën e fundit të tetorit: ndërmjet të shtunës 29 dhe të dielës 30 tetor 2022, ku akrepat do të ndryshojnë 60 minuta, duke shënuar kështu rivendosjen e orës diellore.