HomeNewsNdryshon Moti, vjen...

Ndryshon Moti, vjen acari, ja cfarë pritet 5 ditët e javës sipas SHMU (Tabela)

Për javën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme për shkak të masave ajrore të ftohta dhe relativisht të thata. Kjo situatë vjen si pasojë e qarkullimit për disa ditë të një qendre të presionit të ulët kryesisht mbi rajonin e Ballkanit.

Megjithatë për ditën e nesërme (e Hënë) pritet kalimi i një fronti të ftohtë mbi vendin tonë shoqëruar me masa ajrore të lagështa dhe të ftohta. Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura si dhe reshje shiu me intensitet mesatar për pjesën më të madhe të ditës në pjesën më të madhe të territorit. Në zonën e Alpeve, verilindje dhe juglindje në lartësitë mbi 600-700 metër reshje dëbore me intensitet mesatar ndërsa lokalisht dhe në relievet e larta malore reshje të dendura dëbore. Përgjatë orëve të pasdites në zonën e veriut dhe jug reshjet e dëborës zbresin deri në lartësitë kodrinore por me intensitet të ulët.

Më pas duke filluar nga dita e Martë dhe deri ditën e Premte pritet një situatë pas-frontale dhe qarkullimi stacionar i një qendre të presionit të ulët shoqëruar me masa ajrore të ftohta dhe të thata. Moti parashikohet përgjatë ultësirës perëndimore me kthjellime e alternime vranësirash kalimtare mesatare dhe hera-herës deri të dendura. Ndërsa në relievet malore në lindje mot kryesisht i vranët por nuk do të mungojnë edhe intervalet me kthjellime.

Get notified whenever we post something new!

spot_img

Just drag and drop elements in a page to get started with Newspaper Theme.

Continue reading

Shiste drogë, arrestohet në Itali ish-futbollisti shqiptar

Një ish-futbollist shqiptar i Kategorisë Superiore është vënë në pranga në Ferrara të Italisë për shpërndarje të lëndëve narkotike. Bëhet fjalë për një 45-vjeçar që ka luajtur për Dinamon e Tiranës vite më parë. Megjithatë, mediat italiane nuk e...

“Kështu vdiq Maradona”, prokurori nxjerr para gjykatës foton tronditëse

Lotë dhe tension në seancën e parë në Buenos Aires për vdekjen e legjendës argjentinase. Nëse kishte pasur momente tensioni përpara se të fillonte gjyqi për vdekjen e Diego Armando Maradonës, me turmën që priste ekipin mjekësor para gjykatës së...

Aksident tragjik në Itali, shqiptari humbet jetën pasi u përplas për vdekje nga kamioni (Emri+Foto)

Një aksident tragjik ndodhi të martën e 11 Marsit në Itali. Xhavit Halilaj, 65 vjeç, ndërroi jetë pasi u përplas nga një kamion. Sipas dinamikës së ngjarjes, aksidenti i rëndë ndodhi rreth orës 15:00. Halilaj, i cili punonte për një...

Enjoy exclusive access to all of our content

Get an online subscription and you can unlock any article you come across.