Anticikloni afrikan ka filluar të humbasë energjinë e tij për shkak të rrymave ajrore nga Atlantiku të cilat do të sjellin rreshje dhe stuhi në vendin tonë gjatë fundjavës.
E premte, 4 nëntor 2022
Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira në shtim mesatare të pasuara nga reshje shiu me stuhi në zonën veriperëndimore, zona lindore do të jetë me vranësira dhe kthjellime . Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 15-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 6 me lartësi vale 1,0 deri në 2,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore 8/21°C
Zona e ulët 10/26°C
Zona bregdetare 13/25°C
Kosova, e premte, 4 nëntor 2022
Moti do të jetë me mjegull në mëngjes dhe me vranësira gjatë ditës. Era do të jetë me drejtim Jug-perëndim me shpejtësi 8 m/sek. Temperaturat do të luhaten në ekstremet e tyre 3°C në mëngjes ndërsa në mesditë do të jenë me rënie 19°C – 21°C .
E shtunë, 5 nëntor 2022
Moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura dhe reshje shiu me stuhi me aktivitet kryzesor në zonën veriperëndimore . Era do të jetë me drejtim Jug-Lindje me shpejtësi 15-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 6 me lartësi vale 1,0 deri në 2,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie në mesditë.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore 8/17°C
Zona e ulët 10/23°C
Zona bregdetare 13/23°C/ Sipas RTSH