Ndryshon moti, rikthehen reshjet e shiut, ja si pritet te mbyllet muaji Shkurt

75
0

Java e fundit e muajit Shkurt do të jetë e ngrohtë, por nuk do të mungojë as vranësirat dhe reshjet, kryesisht të Dielën.

“E Shtuna dhe e Diela do jenë kryesisht me temperature relativisht të larta për shkak të masave ajrore oqeanike që janë të ngrohta, por edhe të lagështa. Do jetë paradite me kthjellime ndërsa pasdite do ketë vranësira dhe gradualisht në orët e mbrëmjes në një pjesë të territorit do të ketë reshje shiu.”

Muaj Shkurt do të mbyllet me temperatura pranverore pavërësisht reshjeve që do të jenë prezente.

“Muaji Shkurt mbyllet me reshje shumë të pakta pasi ka patur temperature pranvere.”

Sipas parashikimeve të sinoptikanëve reshjet do të jenë prezente edhe fillimin e javës tjetër.