HomeNewsNdryshon moti, meteorologu...

Ndryshon moti, meteorologu zbulon çfarë pritet 15 ditëshin e parë të muajit shkurt

Këtë të shtunë 1 shkurt 2025, meteorologu Hakil Osmani, ka folur nga MeteoAlb ku shprehet se me fillimin e këtij muaji, pritet të kemi kryesisht një mot të qëndrueshëm.

Gjithashtu, ai tha se dita e diel do të jetë ajo e cila do të sjellë një ndryshim të motit, për shkak të reshjeve të shiut, në masë jo shumë të lartë.

“Në këtë fillim muaji, kemi një ditë kryesisht me vranësira por nuk pritet të kemi prezencë të reshjeve të shiut. Sa u përket temperaturave, makismumi pritet të jetë 15 gradë, ndërsa ditën e diel kemi ndryshime të kushteve atmosferike, pasi do të jenë prezente reshjet e shiut të cilat më të dukshme do paraqiten në zonat jugore, duke vijuar më pas në gjithë territorin shqiptar.

Në zonat e thella malore do të kemi rishfaqje të reshjeve të dëborës”, tha Osmani.

Ai shtoi se në ditët e para të shkurtit, do të kemi prani të diellit por më pas vijon një ulje e temperaturave të ajrit në zona të caktuara.

“Duke filluar nga dita e martë dhe në vijim, kemi përmirësim të motit, me diell kryesisht në zonat bregdetare dhe kryeqyteti. Pra 15 ditëshi i parë do të jetë në dominimin e motit të qëndrueshëm. Sa i përket temperaturave do të jenë disi të larta të paktën deri ditën e hënë, makismumi i cili do të jetë 15 deri në 16 gradë celsius.

Gjatë kësaj javë do të kemi rënie të temperaturave të ajrit të cilat do të shënojnë -8 gradë. Në pjesën e dytë të javës do të kemi rënie më të ndjeshme, maksimume jo më shumë se 10-11 gradë celsius”, theksoi Hakil Osmani.

Ndërkaq, meteorologu ka shpjeguar se si do të variojë pjesa e dytë e shkurtit, tashmë me një mot më të butë dhe me largimin e masave ajrore të ftohta.

“Temperaturat tipike sa i përket muajit shkurt do të jenë rreth vlerës -2.2 gradë në orët e para të mëngjesit, ndërsa maksimumet rreth vlerës 14 gradë celsius.

Pjesa e dytë të shkurtit, do të sjellë një mot më të butë, me temperatura shumë më pranë vlerave normale, kryesisht 16 gradë”, tha Osmani./ Euronews Albania

Get notified whenever we post something new!

spot_img

Create a website from scratch

Just drag and drop elements in a page to get started with Newspaper Theme.

Continue reading

Aktorja e njohur tregon shenjat ‘delikate’ të kancerit në kokë që ajo i injoroi

Aktorja e “Grey’s Anatomy”, Kate Walsh foli së fundmi për udhëtimin e saj shëndetësor dhe shenjat që ajo injoroi që çuan në diagnozën e saj me kancer në tru . E njohur për rolin e saj si Dr. Addison Montgomery,...

A do të bjerë shi gjithë javën? Sinoptikani zbulon se cfarë pritet me motin 5 ditët në vijim..

Kjo javë pritet të jetë me mot të paqëndrueshëm. Parashikohet që duke nisur nga dita e martë do të kemi prezentë të reshjeve të shiut kryesisht në pjesën veriore dhe atë qendrore, ndërsa pjesa jugore do të mbetet nën...

Tragjedi e dyfishtë, babai ndërron jetë kur merr lajmin për aksidentin e të birit 31-vjeçar

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në Volos, Greqi. Mbrëmjen e së dielës, një çift i porsamartuar dha frymën e fundit në asfalt pasi u përplas nga një kamion.  Të ndjerit që udhëtonin me motor, 31 vjeç, janë Kostas...

Enjoy exclusive access to all of our content

Get an online subscription and you can unlock any article you come across.