Ndryshon moti, meteorologia zbulon kur do të largohen stuhitë dhe shirat: Fillimi i tetorit do të jetë..

4311
0

Moti do të vijë duke u përmirësuar teksa do të lëmë pas stuhitë dy ditore që përjetuam.

Nga ana tjetër mësohet se temperaturat vazhdojnë të mbeten të njëjta, ku temperatura më e ulët ka qenë 10 gradë dhe më e larta 25-26 gradë.

Jemi në mesin e stinëve të uraganëve, kryesisht në Atlantik, prandaj nuk janë rastësor të gjithë këto stuhi njëherësh në të gjitha anët e botës.

Pas mesditës së sotme, kemi një përmirësim të dukshëm të situatës në të gjithë territorin shqiptarë, po ashu kemi reshje të pakta për orët në vijim, megjithatë nuk pritet më shumë se 30 apo 40 mm reshje në zonat ku do të jetë maksimumi i reshjeve.
Sërish fokusi i reshjeve është veri-perëndimi i vendit.

Ditën e nesërme përmirësimi i situatës do të jetë krejt i dukshëm, por temperaturat do të bien gradualisht, megjithatë mbeten ende të larta për sezonin ku ndodhemi”, bën me dije meteorologia Tanja Porja.

Ndërkohë që mësohet se zona bregdetare do te jetë problematike, era do të mbetet e fortë dhe në hapësirat detare, mund të kemi edhe stuhi të forta të erës të cilat janë problematik.

Edhe ditën e sotme kapiteneria do ta ketë ndaluar lundrimin në det të hapur.

Përmirësimi total i motit pritet në fundjavë e cila përkon me nisjen e tetorit, ku rikthehen ditët me diell.