HomeNewsNdryshon Moti, Ky...

Ndryshon Moti, Ky është parashikimi për këtë javë nga SHMU (Tabela për 5 ditë)

Për javën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme (por pa përjashtuar këtu ditët me kushte atmosferike të paqëndrueshme).

Kjo situatë vjen si pasojë e ndikimit mbi vendin tonë të periferisë së një qendre anticiklonare. Megjithatë qarkullimi anticiklonar gradualisht do të zhvendoset me atë ciklonar për shkak të depërtimit mbi Evropë (dhe si rrjedhojë edhe mbi vendin tonë) të një qendre të thellë të presionit të ulët.

Në këtë mënyrë për ditën e Hënë dhe atë të Martë moti parashikohet me kthjellime por edhe alternime vranësirash të cilat hera-herës do të jenë deri të dendura. Për nesër në veriperëndim deri në mesditë parashikohen reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët. Për ditën e Martë në orët e vona të mbrëmjes përgjatë ultësirës perëndimore reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët ndërsa në veriperëndim reshjet me intensitet deri mesatar.

Për ditën e Mërkurë dhe atë të Enjte moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale afatshkurtra me diell. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe lokalisht deri mesatar. Reshjet me intensitet deri mesatar do të jenë prezentë më tepër përgjatë ultësirës perëndimore.

Duke filluar nga dita e Premte mbi vendin tonë pritet përsëri depërtimi i masave ajrore relativisht të qëndrueshme dhe të thata. Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura. Në momentin e vranësirave të dendura reshje shiu të dobëta dhe në formën e pikave në një pjesë të madhe të territorit.

Get notified whenever we post something new!

spot_img

Create a website from scratch

Just drag and drop elements in a page to get started with Newspaper Theme.

Continue reading

Fëmija 2-vjeçar gëlltit baterinë e telekomandës, mjeku bën mrekullinë duke ia nxjerr nga stomaku

Një fëmijë dy vjeç në Gjilan ka shpëtuar falë një ndërhyrjej mjekësore, pasi kishte gëlltitur një bateri të telekomandës. Gastroenterologu Besnik Elezi ka bërë të ditur se ishte ai që bëri të mundur ndërhyrjen. Elezi ka postuar edhe fotografi në ‘Facebook’...

Pensionet me Italinë, zbulohen kategoritë që përfitojnë dhe rocedura që duhet të kryejnë qytetarët

Dekretimi brenda pak javësh nga presidenti italian Sergio Mattarella, është hapi i fundit për njohjen e pensioneve për shtetasit e dy vendeve. Nga nisma pritet të përfitojnë rreth 500 mijë shqiptarë dhe rreth 4 mijë italianë. Zv/ministrja e ekonomisë...

Shqiptari bëhet viral në Itali me shpikjen e tij, prodhon këpucët që…

Një këpucë që lidhet vetëm me një gisht, është ideja që lindi nga Alban Ajdini, një 39-vjeçar me banim në Manduria, Itali. 39-vjeçari me origjinë shqiptare ka arritur që të marrë patenten nga Drejtoria e Përgjithshme për mbrojtjen e pronësisë...

Enjoy exclusive access to all of our content

Get an online subscription and you can unlock any article you come across.