Ndryshon Moti, ja kur rikthehet shiu dhe dëbora. Parashikimi për 5 ditët e ardhshme..

Meteorologia Tanja Porja ka zbuluar në ‘Dita Jonë’ në A2 CNN si do të jenë kushtet e motit gjatë 5 ditëve në vijim.

Porja tha se temperaturat gjatë fundjavës do të jenë të larta dhe moti do të jetë kryesisht i kthjellët, me vranësira kalimtare.

Ajo shtoi gjithashtu se java e ardhshme do të sjellë reshje shiu dhe dëbore, që do të nisin që të hënën pasdite dhe do të kulmojnë të mërkurën, ditë në të cilën do të shtrihen në të gjithë territorin.

“Presim sot një maksimum prej 20 gradësh në rang territori. Ndërkohë që mëngjesi ka qenë mjaft më i ngrohtë se një ditë më parë. Do të ketë më shumë kthjellime gjatë ditës së sotme. Ndonjë moment i shkurtër me reshje të pakta në skajin verior dhe atë veri-perëndimor, kryesisht në zonat kufijtare të territorit shqiptar. Ndërsa çfarë na pret në vijim. E shtuna dhe e diela nuk sjellin ndryshime të theksuara në tablonë sinoptike.

Mbetet moti i kthjellët me vranësira të lehta dhe kalimtare. Në bregdet ne presim të ketë mot të kthjellët. Termometri pritet të ketë një rritje të lehtë në orët e mëngjesit, qëndrojnë të pandryshuara maksimumet. Sot presim 20 gradë në brigjet e Jonit, ndërsa gjatë ditës së nesërme 20-gradëshi do të jetë në disa nga qytetet e shtrirjes perëndimore të Shqipërisë. E njëjta situatë gjatë mesditës së nesërme.

E njëjta situatë do të jetë edhe për ditën e diel. Një rritje të lehtë në mëngjes dhe një rënie me rreth një gradë në orët e mesditës. E hëna fillon me vranësira dhe kthjellime kalimtare. Vetëm mbrëmja do të sjellë reshje shiut. Dita e mërkurë sjell reshje shiu në pjesën më të madhe të Shqipërisë dhe reshje dëbore në zonat malore”, tha meteorologia Porja, shkruan A2 CNN.

- Advertisement -

Del parashikimi i Motit për 5 ditët në vijim, ja cfarë na pret sipas SHMU (Tabela)

Ditën e hënë vendi ynë do të ketë mot të paqëndrueshëm, me vranësira dhe reshje të herëpasherëshme shiu(me ndërprerje), me intensitet të ulët në...

Ndryshon Moti, acar dhe reshje shiu, ja çfarë pritet në Fundjavë..

Ditën e Shtunë do të vijojmë të kemi paqëndrueshmëri me mot të vranët dhe reshje shiu me intensitet të ulët lokale, ndërsa në very...

Kur vjen Acari? Paralajmërimi i sinoptikanes: Ja cfarë na pret pas ditës së Shtunë..

Sipas sinoptikanes Tanja Porja, sot pritet nje dite tipike vjeshte me temperaturat maksiale qe variojne deri ne 20 grade celcius transmeton shqiptari.net. Priten dhe...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.