Ndryshon Moti, ja cfarë na pret këtë javë sipas SHMU. Tabela për gjithë javën..

3033
0

Për javën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet përsëri nga kushte të paqëndrueshme atmosferike.

Në këtë mënyrë për ditën e Hënë dhe të Martë moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash deri të dendura më të theksuara në relievet malore në lindje. Për ditën e Hënë vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu në relievet malore në veri ndërsa për ditën e Martë reshjet e shiut shtrihen edhe në lartësitë kodrinore. Këto reshje do të jenë kryesisht më intenistet të ulët por nuk do të mungojnë edhe shtrëngatat afatshkurtra.

Duke filluar nga dita e Mërkurë moti parashikohet kryesisht i vranët shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar. Reshjet pritet të jenë në formën e shtrëngatave dhe rrebesheve afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike. Për ditën e Enjte në zonën e jugperëndimit dhe ditën e Premte në veriperëendim reshjet parashikohen me intensitet deri dhe të lartë.