Ndryshon moti gjatë ditëve të ardhshme, meteorologia jep lajmin e mire: Javen e ardhshme nuk do ketë më..

Temperaturat e ulëta do të jenë shoqëruese përgjatë kësaj jave dhe do të vijojnë me vlera nën 00- në zonat malore, ku situata do të mbetet disi më shqetësuese. Sipas parashikimit të përgjithshëm të Anira Gjonit, meteorologes nga Instituti i Gjeoshkencave dita e nesërme do të ketë reshje dëbore në qarkun e Kukësit. E hëna ishte dita më e ftohtë e javës, por gjatë muajit Shkurt do të ketë një rritje graduale të temperaturave dhe ngrica e acari nuk do të jenë më prezentë.

Anira Gjoni: Kjo, ashtu siç ju e thatë  është cilësuar si java më e ftohtë e këtij viti nga institui jonë pasi na kanë shoqëruar temperatura nën 0 gradë Celsius që janë të pazakonta për muajin Shkurt. Kjo javë që ka filluar që në datën 6-13 ,temperaturat do jenë nën 0 kryesisht në zonat malore, ndërsa në të ulëta dhe bregdetare duke filluar nga dita e nesërme  minimalet do të shënojnë mbi 0 gradë Celsius. Dita më e ftohtë ishte dita e hënë ku temperaturat regjistruan -1 në zonat bregdetare, -4 në zonat e ulëta dhe -11 në zonat malore.

Rudina Magjistari: Gjatë kësaj jave, e hëna paska qenë dita më e ftohtë, mund të themi që do të vijnë duke u ngritur pak nga pak?

Anira Gjoni: Duke filluar nga dita e enjte do të kemi një ngritje të lehtë të temperaturave me 2-3 gradë dhe gradualisht do vazhdojnë deri javën tjetër derisa të kalojnë mbi 0, flasim për minimalen. Për sa i përket ditës së nesërme, pritet të ketë reshje dëbore në verilindje të vendit, kryesisht në qarkun e Kukësit, në zonat malore deri në 800 metër lartësi. Sa i përket temperaturave për  ditën e nesërme, presim që në bregdet minimalet të jenë 1 gradë, maksimalet 8 gradë, në vendet e ulëta -3 dhe ato maksimale -8 gradë dhe në vendet malore -10 deri në -4. Shqetësuese temperaturat e ulëta do të ngelen për zonat malore.

Rudina Magjistari: Sa i përket javës pasuese, java tjetër e Shkurtit si do të jetë?

Anira Gjoni: Java tjetër pritet që temperaturat të ngrihen dhe të mos kemi më ngrica dhe acar, çka do  të thotë se do të jetë e zakonshme për muajin e Shkurtit./

- Advertisement -

Tragjedi në Maqedoni/ Mbi 50 të vdekur dhe më shumë se 80 të plagosur nga zjarri në diskotekën

Mbi 50 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur nga zjarri në diskotekën "Puls" Koçan, Maqedonia e Veriut – Një zjarr shkatërrues ka shpërthyer në...

Ja kush u largua mbrëmë nga shtëpia e Big Brother Vip 4

Mikela është banorja që lë shtëpinë e Big Brother VIP. Ajo hyri në shtëpi disa javë më parë, por nuk e arriti dot ta çonte...

Ngjarje e rëndë në Shkodër: 19-vjeçarja plagos me thikë vëllain 7-vjeçar, përfundon në psikiatri

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër, ku një 19-vjeçare ka plagosur me thikë vëllain e saj vetëm 7 vjeç. Sipas informacioneve zyrtare nga...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.