Ndryshon Moti/ Fundjava për plazh, por ja cfarë pritet javën tjetër..

235
0

Kjo fundjavë prilli do të hapë para kohe sezonin e plazhit. Temperaturat do të jenë të larta parashikon shërbimi meteorologjik ushtarak.

Sipas shefes së sektorit të parashikimit, Besa Sherollari, vlerat termike janë më të larta se mesatarja e muajit prill dhe ndryshe nga viti 2018 kësaj here po zgjasin më shumë.

“Orët me diell do të mbizotërojnë pothuasje në të gjithë territorin. Valëzimi në detin Adriatik dhe në Jon do të jetë i ulët. Pritet që temperaturat, kryesisht në zonat e ulëta apo në bregdet, deri në 30 apo 31 gradë celsius”, tha Sherollara.

Gjithsesi temperaturat pritet të ulen gjatë javës që vjen, kur do të ketë dhe reshje shiu.

“Ajo që është e veçanta e këtij citi është kohëzgjatja e temperaturave të larta, ndërsa nga mesi i javës tjetër, ku priten masa ajrore më të ftohta dhe më të lagështa, dhe priten reshje shiu”, tha meterologia.