Sipas parashikimit të motit nga SHMU, shqiptari.net përcjell se për javën që presim: vendi ynë parashikohet të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndueshme për shkak të masave ajrore të ftohta e të lagështa me origjinë veriperëndimore.
E më konkretisht:
Ditët e Hënë e Enjte e pjesërisht e Martë moti peritet të jetë me kthjellime e alternime vranësirash, ku ditën e Martë në pjesën e dytë të ditës mot me kthjellime e vranësira në shtim.
E Mërkurë e Premte mot i vranët e intervale kthjellimesh të herëpashershme. Vranësirat pritet të pasohen me reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit ndërsa në zonat veriperëndimore e jugperëndimore reshjet pritet të jenë me intensitet mesatar e hera –herës të lartë shoqëruar me shkarkesa elektrike.
Në lartësitë mbi 1000-1200m reshje bore me intensitet të ulët, ndërsa në Alpe me intensitet deri mesatar.
Era pritet të jetë me drejtim verilindje- juglindje me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare hera-herës era fiton shpejtësi deri në 14m/sek.