Ndryshon Moti, acar dhe reshje shiu, ja çfarë pritet në Fundjavë..

Ditën e Shtunë do të vijojmë të kemi paqëndrueshmëri me mot të vranët dhe reshje shiu me intensitet të ulët lokale, ndërsa në very e pjesërisht në qendër nuk do të mungojnë shtrëngata të herëpasherëshme afatshkurtra. Nesër këmi depërtimin e masave ajrore veriperëndimore, të cilat do të ndikojnë dhe në renien e temperaturtave në vlerat maksimale duke bërë që të lëmë pas këto temperature relativisht të buta që kanë arritur deri 18°C gjatë këtyre ditëve. Nesër temperaturat maksiamle nuk pritet ti kalojnë 15°C.

Ndërkohë një ndryshim komplet i situatës parashikohet ditën e Dielë, ku reshjet e shiut do të jenë prezente prej orëve të para të 24 orëshit në të gjithë vendin me intensitet mesatar, dhe në mënyrë të vazhdueshme gjatë gjithë ditës. Në intervale të shkurtra kohore pjesërisht në veri dhe në jugperëndim parashikohen reshje me intensitet deri të lartë në formën e stuhive.

Reshjet e dëborës do të rikthehen, në Alpe dhe relievet malore veri-verilindje-juglindje të vendit në lartësitë mbi 600-700metër me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar.

Mjegulla e dendur lokale dhe mjegullina do të jenë prezente në momentin e reshjeve të shiut, gjatë orëve të mëngjesit dhe mbrëmjes po ashtu ngrica përgjatë akseve rrugore, pasi tashmë të dielën do të kemi dhe rënie të ndjeshme temperaturash ku vlerat minimale pritet të regjistrohen -6°C në zonat malore.

Vlen për tu theksuar si problematik elementi i erës gjatë ditës së diel, ku pritet të intensifikohet me drejtim verilindje-veri me shpejtësi mesatare 4-16m/sek, ndërsa në lugina dhe sidomos bregdetin verior do të arrijë 15-25m/sek. Valëzimi në dete gjithashtu do të jetë i lartë I forcës 4-5ballë.

- Advertisement -

Gazetari humb jetën ditën e sotme, vëllai i tij bën postimin prekës për të..

Gazetari i njohur sportive, Saimir Demi, ka ndërruar jetë në moshën 57-vjeçare. Lajmi i trishtë është konfirmuar nga vëllai i tij, Enkel Demi. Gazetari i...

E TRISHTË! Ndahet nga jeta në moshë të re gazetari i njohur

Është ndarë sot nga jeta në moshën 57-vjeçare Saimir Demi, gazetari i njohur sportiv me një karrierë 30-vjeçare. Prej kohësh pjesë e RTSH-së, Demi ka...

Ambasada amerikanë në Tiranë publikon njoftim të rëndësishëm për vizat

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka njoftuar se, pavarësisht dhënies së vizave për të udhëtuar në SHBA, kontrolli i vazhdueshëm...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.