Ndryshon cmimi i naftes, ja cfare vendosi bordi diten e sotme

121
0

Bordi i Transparencës këtë të enjte ka përcaktuar çmimet e reja të karburanteve në vend. Nafta do të tregtohet me 181 lekë/litri, duke pësuar ulje me 3 lekë.

Ndërkohë, benzina do të tregtohet po ashtu me 181 lekë/litri dhe gazi me 75 lekë/litri

“Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 181 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 169 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 181 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 169 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 75 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 63 lekë/litër për automjetet”, thuhet në njoftimin e Bordit të Transparencës.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 20 Prill ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit.