Ndryshon cmimi i karburanteve, ja sa do te kushtoje nafta nga sot..

1290
0

Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimin e karburanteve.
Duke filluar nga sot ora 7 pasdite, karburantet do të shiten më shtrenjtë në treg, e gjitha kjo për shkak të rritjes së çmimit të naftës në bursën ndërkombëtare si pasojë e luftës në Ukrainë. 
Një litër naftë do të shitet 235 lekë, (9 lekë më shtrenjt nga dy ditë më parë), kurse një litër benzinë kushton 211 lekë. Ndërkohë, nuk ndryshon asgjë për gazin, i cili shitet me 115 lekë/ litri.