Ndryshojne gjobat per ata qe perdorin telefonin kur jane ne timon

562
0

Drejtimi i makinës duke folur në telefon apo duke perdorur telefonin është kthyer në një problematikë të prehtë kohë e fundit duke bërë që policia të gjëjë zgjidhjen tek rritja e nivelit të gjobave dhe përshkallëzimit të tyre në varësi të shkeljes.

Kështu, ndryshe do të gjobiten ata që thjesht kapen me celularin në dorë dhe ndryshe ata që kapen duke shkruajtur SMS.

Gjobat

Drejtimi i mjetit duke përdorur ceularin
-Nëse kapet me celular në dorë, gjobë 5 mijë lekë
-Duke folur në telefon, gjobë 10 mijë lekë
-Duke shkruajtur SMS, gjobë 15 mijë lekë

Kur shkelja përsëritet tre herë në vit, i hiqen 10 pikë nga patenta dhe i pezullohet leja e drejtimit për 3 muaj.

Sjellja agresive në rrugë
Parashikohet gjobë 10-20 mijë lekë si edhe heqje të 5 pikëve nga patenta për ata që sillen në mënyrë agresive në rrugë duke i bërë presion shoferëve të tjerë me drita, bori, etj.

Parakalimi
Në rastet e parakalimeve të gabuara, gjoba ka qenë nga 1 deri në 3 mijë lekë, kurse tani është bërë 5-10 mijë lekë. Nëse përsëritet brenda vitit, hiqet patenta një muaj. /abcnews.al