Ndryshojne cmimet e naftes dhe benzines, ja sa shiten sot

217
0

Çmimi i naftës ka pësuar sërish ulje këtë mëngjes, kurse benzina ka shënuar rritje. Nga një vëzhgim në pikat e karburantit vërehet se nafta sot shitet me 231 lekë për litër, duke rënë me 6 lekë të tjera. Kurse benzina ka pësuar një rritje të lehtë. Ajo rritet me 1 lekë, duke u shitur në treg 212 lekë/ litër.

Megjithatë Bordi i Transparencës ende nuk ka publikuar çmimet e reja zyrtarisht.