Qeveria e Amsterdamit vendosi ditën e sotme të shfuqizojë toponimin e dyfishtë për të përcaktuar Mbretërinë e Holandës, e cila tani e tutje do të quhet vetëm Vendet e Ulëta.
Duke filluar nga janari, logoja historike e përdorur në njëzet e pesë vitet e kaluara për të promovuar këtë shtet, ajo e tulipanit ngjitur me emrin Holandë, do të ndryshohet gjithashtu.
Kjo gjë pritet të ndërtojë një imazh më të mirë për eksportet dhe do të ndihmojë për tërheqjen e investimeve dhe talenteve në teknologji të lartë, sport dhe kulturë.
Por në fakt, ka arsye të tjera që fshihen pas këtij vendimi. Sipas autoriteteve të Vendeve të Ulëta, marka “Holandë” është tjetërsuar, sepse lidhet ngushtë me rrugën e dritave të kuqe të Amsterdamit
Ekziston gjithashtu edhe një arsye tjetër, ajo gjeografike. Holandë quhen vetëm dy nga dymbëdhjetë provincat e këtij shteti dhe ky emërtim nuk mund të përfaqësojë të gjithë vendin.