Ndryshimi i Motit, meterologu zbulon cfarë pritet gjatë ditëve në vijim

125
0

Ditët e fundit vendi ynë ka qenë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme, kushte atmosferike që sipas meterologut Hakil Osmani do të na shoqërojnë edhe gjatë ditëve në vijim.

Ndër të tjera ai është shprehur se përveç reshjeve të shiut në zonat e thella malore do të kemi dhe reshje të pakta borë.

Ndërkohë temperaturat e ajrit pritet që të pësojnë rritje pas ditës së enjtje ku maksimumi i vlerave do të arri në 23 deri në 24 gradë celsius.

Kjo javë pritet që të mbetet nën ndikimin e motit të paqëndrueshëm, me vranësira të shpeshta ku herë pas here do të sjellin zhvillime kryesisht në pjesën e dytë të ditës duke rigjeneruar reshje të pakta shiu kryesisht në zonat verior.

Kurse në zonat malore do të kemi dhe sasi të pakta të reshjeve të borës.

Ndërkohë sa i përket temperaturave të ajrit do të kemi një rënie të lehtë gjatë ditës së sotme dhe gjatë ditës së nesërme  duke bërë që maksimumi të jetë në 20 apo 21 gradë nga e enjtja e më pas do të kemi deri në 24 gradë që janë pak mbi vlerat normale”, ka thënë ai.

Gjithashtu ai është shprehur se kushtet e paqëndrueshme të motit do të vijojnë të jenë prezentë edhe në vendet e rajonit ku herë pas here do të gjenerojnë me reshje shiu.