Ndryshimi i motit, ja kur nis rritja e temperaturave.. Tabela për gjithë javën sipas SHMU

195
0

Sipas SHMU, për këtë javë vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme por në ditët e fundit të javës dhe sidomos gjatë fundjavës së ardhshme pritet një përmirësim por që zgjat jo shumë.

Ditën e Martë dhe deri ditën e Enjte moti parashikohet me vranësira deri të dendura si dhe alternime kthjellimesh. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Për ditën e Premte moti parashikohet kryesisht i kthjellët por edhe alternime vranësirash kalimtare të cilat në relievet malore do të jenë hera-herës deri të dendura. Në zonën e juglindjes parashikohen reshje shiu me intensitet të ulët dhe shtrëngata afatshkurtra.

Vlen për tu theksuar se gradualisht duke nisur nga dita e Premte dhe kryesisht fundjava e ardhshme nis edhe rritja graduale e temperaturave të cilat pritet të prekin vlerat 28-29 grad celcius!