Ndryshimi i menjehereshem i motit, sinoptikanja tregon kur do te largohet i nxehti pervelues

653
0

Sipas sinoptikanes se Meteoalba, Lajda Porja, moti ne vendin tone do te vazhdoje te jete i kthjellet dhe i nxehte deri diten e enjte.

Kjo vale e nxehti konsiderohet si nje vale e zgjatur te nxehti e cila do te zgjase deri nga mesi i javes tjeter. Ne disa zona pritet qe temperatura te kaloje edhe 40 grade.

Parashikohet nje jave e nxehte e thate deri diten e enjte. Tirana futet tek qytetet me lageshtire te larte dhe i nxehti do te ndihet akoma me shume.

Nga data 6-7 do te kemi nje largim te vales se nxehtit dhe nje renie te menjehershme te temperaturave te cilat do te shkojne jo me shume se 34 grade celsius. Pas te enjtes do te kete rreshje ne zona te izoluara.