Ndryshimi drastik i motit/ Shi, rrufe dhe ulje temperaturash, moti bën kthesën ditën e ..

1547
0

Dita e premte pritet të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime vranësirash dhe kthjellime kryesisht në jug të vendit.

Reshje shiu që në orët e para të 24-orëshit në veriperëndim të vendit, të cilat në këtë zonë do të mbeten prezente të herëpashershme me intensitet mesatar e lokalisht të lartë në formën e shtrëngatave dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike. Sipas SHMU në mesditë reshjet e shiut të karakterit lokal do të prekin edhe zonën qendrore.

Era do të fryjë me drejtim  jugperëndim – jugilindje me shpejtësi mesatare 1-8 m/sek, e cila hera – herës përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore fiton shpejtësi deri në 12-15m/sek. Valëzimi në dete i forcës 2-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:                                                                                                                                                              

në zona malore 15 deri 27°C                                                                                                                                                          

në zona e ulëta 15 deri 33°C                                                                                                                                                                 

në zona bregdetare 20 deri 32°C