Ndryshimi drastik i motit/ Shi, rrufe dhe përmbytje, ja cfare pritet pas fundjavës në vendin tonë..

8158
0

Fundjava do të jetë më mot të kthjellët në të gjithë vendin si edhe me temperatura të ngrohta, ndërsa ndryshimi drastik, me shira të rrëmbyeshëm dhe me ulje te termometrit do të ndodhë duke nisur nga e marta.Rrymat ajrore të ardhura nga veriu do të përplasen fillimisht në Mal të Zi dhe më pas në pjesën veriore dhe veri-perëndimore të vendit duke sjellë shira të rrëmbyeshëm dhe rrezik të lartë për përmbytjet.Reshjet priten shumë intensive gjatë pasdites dhe mbrëmjes së të martës, kryesisht në zonën e Shkodrës, Lezhës, Laçit deri në veri të Durrësit, shoqëruar edhe me rrufe të shumta.Një vatër tjetër shirash të rrëmbyeshëm do të formohet edhe në jug të vendit duke përfshirë në të njëjtën orë të gjithë pjesën e bregut, deri në Gjirokastër dhe Tepelenë.