Skip to content

Ndryshimet ne qeveri, ja 8 emrat e minsitrave te rinj

    Kryeministri Edi Rama ka dhënë emrat e parë të ndryshimeve në qeveri. Rama tha se Besa Shahini zëvendëson Lindita Nikollën.

    Shahini ka mbajtur deri tani vendin e zëvendës ministres së Arsimit. Po kështu Arben Ahmetaj nuk do jetë më ministër i Financave dhe Ekonomisë. Anila Ademi do të jetë ministre e Financave në vend të Ahmetaj.

    Genc Caka do të jetë ministri i ri për Evropën dhe Punët e Jashtme në vend të Ditmir Bushatit.
    Belinda Balluku zëvendëson Damian Gjiknurin duke u emëruar Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë.

    Bledi Çuçi zëvendëson Niko Peleshin si ministër Bujqësie. Elva Margariti do të jetë ministrja e re e Kulturës në vend të Mirela Kumbaros.
    Eduard Shalsi do të jetë ministri i ri i Shtetit në vend të Sonila Qatos e cila merr një detyrë tjetër të rëndësishme.

    Nderkohe Erjon Brace do te jete zv kryeminister