Ndryshimet e fundit në Facebook, kompania gjermane: Të nderuar që na vodhi logon

142
0

Kompania “Facebook”, pak ditë më parë, ndryshoi emrin e saj dhe logon për shkak të skandaleve të fundit që ishte goditur, por duket se jo të gjithë janë dakord.

Një kompani farmaceutike gjermane, pretendon se rrjeti më i famshëm social që ka miliona ndjekës e ka vjedhur logon e aplikacionit të saj për migrenën.

“Ne jemi shumë të nderuar që Facebook ndjehet u frymëzuar nga logoja e aplikacionit tonë të migrenës. Ndoshta ata do të frymëzohen edhe nga procedurat tona të privatësisë së të dhënave”, ironizon kompania Sense.

Facebook ndryshoi emrin e korporatës në Meta, si pjesë e një ribrandimi të madh. Kompania tha se do të përfshinte më mirë atë që bën, pasi po zgjeron shtrirjen e saj përtej mediave sociale në fusha si realiteti virtual. Ndryshimi nuk zbatohet për platformat e tij individuale, si Facebook, Instagram dhe Whatsapp, por vetëm për grupin që i zotëron ato.

Lëvizja vjen pas një sërë historish negative për Facebook, bazuar në dokumentet e brendshme të zbuluara nga një ish-punonjëse. Frances Haugen ka akuzuar kompaninë për anashkalimin e shqetësimeve të sigurisë për përfitime financiare.