1.5 C
Tirana

Ndryshime të reja për hyrjen e refugjatëve në SHBA

Date:

Share:

Masat e “reja sigurisë” ndaj programit për pranimin e refugjatëve do të ndihmojë në bllokimin e kriminelëve dhe personave të tjerë të dyshimtë për të hyrë në Shtetet e Bashkuara nga vendet me rrezik të lartë, njoftoi kreu i Departamentit amerikan të Sigurisë Kombëtare. Duke folur në një takimi publik në Uashington sekretarja për Sigurinë Kombëtare Kirsten Nielsen, nuk dha detaje të mëtejshme por tha se përmirësimet do të publikohen të hënën. Masat e reja garantojnë mbrojtje të programit të refugjatëve “nga shfrytëzimi prej terroristëve, kriminelët dhe mashtruesve” tha ajo.

“Këto ndryshime jo vetëm që do të përmirësonin sigurinë, por çfarë është më e rëndësishme do të na ndihmojnë të vlerësojmë më mirë refugjatët e ligjshëm që i shpëtojnë persekutimit”, shtoi sekretarja për Sigurinë Kombëtare Kirsten Nielsen.

Që nga marrja e detyrës vitin e kaluar, Presidenti Donald Trump e ka ulur numrin e refugjatëve që lejohet të hyjnë në vend dhe e ndaloi programin e refugjatëve për katër muaj. Ai vendosi gjithashtu kërkesa më të rrepta për verifikimin e tyre si dhe braktisi negociatat mbi një pakt vullnetar për t’u përballur me çështjen e migrimit në rang botëror. Të dhënat e Departamentit të Shtetit tregojnë se numri i njerëzve të pranuar në Shtetet e Bashkuara me statusin e refugjatit ka rënë nën kufizimet e reja të vendosura nga administrata Trump.

Subscribe to our magazine

━ te tjera..

Rama fton turistët të vizitojnë Shqipërinë në gjuhë të ndryshme nëpërmjet Inteligjencës Artificiale (Video)

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Berlin, në kuadër të Panairit të Turizmit. Ndërkohë ai ka publikuar në rrjetet sociale një video ku shfaqet duke...

Gjendet i vdekur vëllai i Unikkatil, ja çfarë gjeti policia në banesë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen kësaj të diele (2 mars) në Prishtinë, ku është gjetur i pajetë në një banesë Mentor Palokaj,...

Rama ‘përplaset’ me gazetarin izraelit në Berlin: U lëmë juve tokën ta pushtoni

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në konferencën për shtyp përpara hapjes së Panairit Ndërkombëtar të Turizmit, ku Shqipëria është përzgjedhur si “Vendi i Nderit”...

Anomali e Motit, sinoptikani zbulon cfarë pritet ditët në vijim: Pjesën e dytë të javës temperaturat pritet të..

Gjatë kësaj jave moti në vend do të njohë një përmirësim të dukshëm ku nuk do të mungojnë rrezet e diellit. Sinoptikani Hakil Osmani...

Habit i riu shqiptar në Itali, ja çfarë fshihte në trungun e lajthive

Një shqiptar është arrestuar në Itali, për prodhimin e lëndëve narkotike. 35-vjeçari është kapur duke shpërndarë lëndë narkotike, në bashkëpunim me një 24-vjeçar, po ashtu...
spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.