Ndryshime në shkolla. Hiqen disa provime, model i ri vleresimi, shtohet puna në grup dhe projektet

1095
0

Që nga shtatori i këtij viti vlerësimi i nxënësve do të shoqërohet me disa ndryshime që synojnë lehtësimin e punës së mësuesit dhe rritjen e interaktivitetit me nxënësit.

Referuar Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë modeli i ri i vlerësimit konsiston në heqjen e fletores së mësuesit dhe hedhjen e notave direkt në regjistër, ndryshe nga më parë kur mësuesit i hidhnin notat fillimisht në fletoren e shënimeve e më pas në regjistër.

Krahas kësaj, nxënësit do të kenë më shumë mundësi të realizojnë projekte kurrikulare apo veprimtari të tjera individuale dhe në grup, gjë që sipas konsultimeve dhe punëve disa mujore synojnë të nxisin të menduarin kritik.

Një tjetër ndryshim i ndërmarrë nga Ministria e Arsimit është edhe heqja e provimeve në lëndë si art pamor, edukim fizik, sporte dhe shëndet, kërcim, teatër dhe muzikë.

Eksperti i arsimit Fatmir Vejsiu i konsideron si pozitive dhe të nevojshme këto ndryshime të ndërmarra.

Eksperti i arsimit, Fatmir Vejsiu tregon se përveçse lehtësohet puna e mësuesit, edhe nxënësit nuk do të jenë të ngarkuar si më parë.

Ndërkohë, eksperti Ndriçim Mehmeti shprehet se arsimi parauniversitar ka nevojë për ndryshime më të rëndësishme, si ato në infrastrukturë, salla laboratorike e IT-je apo më shumë buxhet në dispozicion.

Për heqjen e lëndëve si edukim fizik, art pamor apo muzikë ai nënvizon se është një vendim i vonuar.

Ndryshimet në procesin e vlerësimit në sistemin arsimor parauniversitar vijnë pas takimeve dhe konsultimeve disa mujore të përfaqësuesve të Zyrave Vendore Arsimore, drejtorëve të shkollave, mësuesve të arsimit fillor dhe cikleve të tjera me synim ruajtjen e transparencës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.