Ndryshim drastik i motit në orët në vijim. Qyteti që do ‘shkundet’ nga rrufetë. Ja cfare pritet te shtunen dhe te dielen..

2380
0

Sinoptikanët parashikojnë një përkeqësim të kushteve të motit gjatë orëve në vijim. Sipas të dhenave nga Meteoalb, reshjet e shiut pritet të pushtojnë vendin gjatë orëve në vijim duke nisur nga veriu dhe pjesa veriore e Ultësirës Perëndimore dhe më pas do të zbresë në pjesën qendrore të vendit.

Parashikohet që reshjet e dendura të shiut të shoqërohen edhe me shkarkesa elektrike në zonën e Lezhës gjatë orës 18:00.

Thuajse e njëjta situatë, me reshje të dendura shiu në zona të ndryshme të vendit do të vijojë edhe gjatë ditës së shtunë dhe të dielë.

E gjithë pjesa bregdetare ditën e diel do të përfshihet nga reshje rrebeshe e rrufe. Të dielën në mbrëmje intensiteti i reshjeve do të vijë në rënie.

Era përgjithësisht gjatë situatës së përkeqësuar do të fryjë nga kuadrati i jugut e vrullshme në brigjet detare. Valëzimi në dete i forcës 4-5 ballë.

Pavarësisht kësaj, temperaturat pritet të jenë optimale, tipike të kësaj periudhe, mes 13 dhe 19 gradëve.