Ndryshe nga spitali Shefqet Ndroqi, ja cfare bejne mjeket ne Spanje për pacientet me Covid19

649
0

Pas mëse dy muajsh nën kujdesin intesiv për shkak të koronavirusit, Francisco Espana, 60 vjeç është lejuar nga mjekët e tij të kalojë 10 minuta në bregdet për të mbushur mushkëritë e tij me ajër të pastër.

I shtrirë në një shtrat spitali dhe i rrethuar nga ekipi mjekësor 60 vjeçari shikon Detin Mesdhe nga një shëtitore ngjitur me Spitalin del Mar në Barcelonë.

Ai mbylli sytë dhe thithi sa më shumë rrezet e diellit. “Kjo është një nga ditët më të mira që mbaj mend”– tha ai.

Një ekip mjekësor në Spitalin del Mar, shprehen se udhëtimet e shkurtra në plazh të distancuar nga pjesa tjetër e popullsisë mund të ndihmojnë pacientët me Covid-19 të qetësohen dhe të përmirësojnë shëndetin e tyre mendor. Qëndrimi i gjatë në spital ndonjëherë është traumatik dhe shkakton probleme mendore te ata.