“Ndoshta edhe kjo më shpëtoi” Ju kujtohet kamioni mbi urë, ja çfarë thotë shoferi që mbijetoi

480
0

Luigi Fiorillo arriti të ndalë makinën e tij një hap larg nga humnera, kur ura “Morandi” u shemb përpara syve të tij, ja çfarë dëshmon ai:

” Po ecja ngadalë për shkak se po binte shi, respektova distancën e sigurisë, ndoshta edhe kjo më shpëtoi”.

Këto janë fjalët e Luigi Fiorillo, shoferi i kamionit që është bërë simbol i të mbijetuarve nga shembja e urës Morandi. Ai arriti të ndalet një hap larg humnerës.

“Po kthehesha nga një dërgesë në bregun perëndimor”, tha ai për intervistën për NewsMediaset, “po lëvizja ngadalë, sepse shikimi u zvogëlua, pastaj gjithçka u shemb, nuk mbaj mend mirë, isha i habitur dhe i frikësuar.

“Frenova, e braktisa kamionin dhe u largova nga frika se gjithçka do të shembet”.

Pastaj ai shton: “Unë jam gjallë falë një mrekullie”.