Skip to content

Ndodhi një mrekulli, foshnja në Britaninë e Madhe “lind dy herë”

    Në javën e 20-të të shtatzënisë, mësuesja Lucy Isaac nga Oksfordi iu nënshtrua një operacioni 5-orësh për heqjen e kancerit të vezoreve, gjatë të cilit kirurgët ia hoqën përkohësisht mitrën, që kishte djalin e saj.

    Pas trajtimit të kancerit, Rafferty Isaac u kthye në barkun e nënës dhe lindi më pas.

    Kur Lucy ishte 12 javëshe shtatzënë, ajo u diagnoztikua me kancer ovarian pas një ekografie rutinë.

    Mjekët në spitalin John Radcliffe besuan se vonimi i trajtimit deri pas lindjes do të lejonte përhapjen e kancerit, duke vënë në rrezik jetën e saj.

    Një ekip i udhëhequr nga Dr Soleymani Majd më pas propozoi një procedurë të rrallë dhe komplekse për të hequr qelizat kancerogjene dhe mbajtur fëmijën gjallë.

    Ky operacion me rrezik të lartë, i kryer vetëm disa herë globalisht, përfshinte heqjen e përkohshme të mitrës së Lucyt, që përmbante Rafferty për të hyrë dhe trajtuar kancerin.

    Pavarësisht rreziqeve, Lucy dhe burri i saj Adam i besuan ekipit mjekësor dhe iu nënshtruan procedurës në tetor.

    Megjithatë, operacioni ishte i suksesshëm dhe Rafferty u lind në mënyrë të sigurt në fund të janarit.

    Lindja ishte veçanërisht emocionale për familjen, pasi Adam i ishte nënshtruar një transplanti veshkash në vitin 2022.

    “Të mbajmë më në fund Rafferty në krahë pas gjithçkaje që kemi kaluar, ishte momenti më i mahnitshëm”, tha Adam.

    Sipas medias së huaj, raportohet se mitra ishte jashtë trupit të Lucyt për dy orë.