Ndodh në kryeqytet/ Bie suvaja e tavanit në orën e mësimit, plagoset mësuesja

736
0

Në Tiranë ka shkolla aq të amortizuara sa suvaja bie në orën e mësimit. Kjo ka ndodhur sot në mëngjes në shkollën 9 vjecare “Osman Myderizi”. Nga të dhënat e para thuhet se e lënduar ka mbetur një mësuese, ndërsa nxënësit nuk kanë dëmtime.

Mësuesja me iniciale E. P. u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Përgjegjëse për mirëmbajtjen dhe rikonstruksionin e institucioneve arsimore është Bashkia e Tiranës.

Ende nuk ka asnjë sqarim zyrtar për incidentin e rëndë në shkollë që mund të ishte kthyer në tragjedi.

(Lajmi ne perditesim)