Ndizen dritat, “Arena Kombëtare” gati për ndeshjen me Francën (Foto)

773
0

Pas shtrimit të tapetit të fushës, sot në mbrëmje është testuar edhe ndriçimi në stadiumin “Arena Kombëtare”.

Punimet në stadiumin më të ri shqiptar janë duke vijuar në mënyrë intensive për të qenë gati në ndeshjen e nëntorit, e vlefshme për Euro 2020, midis Shqipërisë dhe kampionëve të Botës, Francës.

Stadiumi do të ketë një kapacitet prej rreth 22 mijë vendesh të ulura dhe nga rëndësia që ka ndeshja me Francën, pritet të mbushet plot, në një mbrëmje të madhe festive.

Ky stadium kushtoi 70 milion euro, 10 prej të cilave i dha UEFA dhe FIFA dhe 60 milion euro Qeveria shqiptare në partneritet me një kompani private.