Ndihej vetëm dhe i diskriminuar nga shoqëria, gjimnazistë nga Tirana i bëjnë surprizën e bukur

647
0

Sikur mos t’u mjaftonte skamja, sëmundjet e trashëguara, babai që mezi ecën, djemtë e familjes Ergesti dhe Jurgeni ne Urxallë në Burrel thonë se tallën, shahen dhe tregon me gisht nga shokët.
Historia është trajtuar në emisionin ‘Shqiptarët për shqiptarët’ në News24. Të dy janë fëmijë të zgjuar dhe e kuptojnë kur dikush kërkon ti talle apo t’i vërë në lojë. Është një fenomen shumë i shëmtuar që i lëndon dhe i bën që mos të dalin nga banesa gërmadhë. Rrinë brenda dhe lexojnë libra.Talljet, sharjet nuk i tolerojnë dhe as i durojnë dot.

“Më thonë shokët dil jashtë, më shajnë më tallin, nxehem keq ndonjëherë më ta. Prandaj asnjë shok, s’kam se di çfarë të bëj veç të vras veten” thotë Jurgeni. Ndërsa kur e pyesim Ergisin ai thotë se këtu shoqëria i diskriminon të sëmuret “ Ky diskriminim më ka shkaktuar probleme, nuk dal jashtë, pjesën më të madhe rri brenda nuk përzihem me shoqërinë që na diskrimion. Kështu na shohin.”- thote ai.

Ergisi kërkon vetëm dhe vetëm dije, dituri, dëshiron të bëhet shkrimtar, do të dijë më shumë për historinë e vendit, edhe pse i sëmurë nuk i ndan librat këtu mes maleve. Djali dëshiron shumë të përfundojë studimet e larta. Por Ergisi nuk kërkon shumë gjëra nga jeta, nuk kërkon pasuri apo jetë komode.Kërkon që familja e tij të jetë i lumtur, ka përfunduar gjimnazin dhe ka aplikuar të studiojë për histori por nuk ka mundur dot të fitojë.“Historinë e di përmendesh, por në shkollë shpesh edhe më mungonin librat” thotë Ergisi. Dëgjimi i dobët nuk i jep shpresë të vazhdojë studimet e larta. Thotë se është i pafuqishëm kur mendon për të ardhmen, ka frikë nga e ardhmja.

“Nuk kam aftësi të ndihmoj familjen, vuaj edhe nga depresioni që kur isha 15 vjeç. Po të isha në rregull do bëja gjithçka të ishe e mundur. Kam lexuar kapu fort pas ëndrrës mos e lësho atë”-thote ai.
Historia e bashkëmoshatarit Ergisit ka prekur disa nxënës në Tiranë. Nxënësit e gjimnazit “Petro Nini Luarasi”, “Ismail Qemali”, “Sami Frashëri” dhe “Qemal Stafa” u bënë bashkë dhe morën rrugën për në Urxallë të takonin Ergisin.

Me vete kishin marrë një “bibliotëkë” të tërë me libra. Ergisi e ka pasion leximin, lexon çdo libër që i bie në dorë pasi nuk del jashtë , nuk ka as shokë. Ndihet i vetmuar. Ai nuk e di që sot do të jetë një ditë e veçantë me plot surpriza. E para nuk është më vetëm, por i rrethuar nga miq dhe tashmë ka një mal me libra për ti lexuar siç ishte dëshira e tij e madhe për marrë dije. Në banesën e re gjimnazistët e kanë surprizuar me një banderolë ku shkruhej “Ergest të duam shumë” dhe gjimnazët përkatëse. 19 vjeçari nuk i ka përmbajtur dot lotët nga emocionet. Solidariteti i moshatarëve e ka prekur vërtetë Ergestin i cili ndihej kaq vetëm dhe i diskriminuar nga shoqëria, mendim që i ndryshoi pas kësaj dite.