Një ndeshje futbolli, në turne për vajza, u kthye në tragjedi në Kolumbi. Rrufeja vrau katër futbolliste, të cilat ishin poshtë një peme.
Ngjarja ka ndodhur në qytetin Cajibio. Sipas raportimeve nga Kolumbia, gjatë turneut nisi një stuhi e madhe shiu dhe për ta shmangur, katër futbollistet u futën poshtë një peme.
Megjithatë një rrufe e fuqishme goditi pemën dhe si pasojë ndërruan jetë katër lojtare: Jeidy Morales, Daniela Mosquera, Luz Lame dhe Etelvina Mosquera.
Viktimë gjithashtu mbeti edhe një person tjetër, emri i të cilit nuk është zbuluar.