Ndërron jetë në spital shqiptari qe tentoi të vrasë veten në qendrën e dëbimeve ne Angli

328
0

Ka ndërruar jetë në spital emigranti shqiptar në Angli, teksa prej disa ditësh ndodhej në luftë për jetën.

Bëjmë me dije se vdekja erdhi për shkak të një tentative vetëvrasjeje në qendrën e mbajtjes të azil kërkuesve Brook House pranë aeroportit Gatwick.

Sipas “The Guardian” 37-vjeçari shqiptar, i arrestuar në Angli, ka ndërruar jetë ditën e djeshme në spitalin East Surrey, në Redhill. Lajmi është konfirmuar ditën e sotme nga Home Office.

Bëhet fjalë për një 37- vjeçar me origjinë nga Librazhdi i cili kishte mbërritur në Angli një vit më parë me gomone.