Ndërron jetë ish-ministri i Brendshëm italian

117
0

Ka ndërruar jetë në moshën 67-vjeçare ish-ministri i Brendshëm italian Roberto Maroni.

Ai kishte disa kohë që po luftonte me një sëmundje të rëndë.

Roberto Maroni lindi në Varese më 15 mars 1955.

I martuar, me dy fëmijë, i diplomuar në drejtësi, jurist, kishte qenë shef i departamentit juridik të zyrës italiane të një kompanie shumëkombëshe amerikane.