Vdes në moshën 25-vjeçare aktori amerikan, 25 ditë pas vdekjes së babait

391
0

Angus Cloud i cili luajti në serialin hit të HBO Euphoria, ka ndërruar jetë në moshën 25-vjeçare. Cloud, i cili luante rolin e tregtarit të drogës Fezco “Fez” O’Neill, vdiq të hënën në shtëpinë e familjes së tij në Oakland, Kaliforni.

“Me zemrën më të rëndë na u desh t’i themi lamtumirë një njeriu të jashtëzakonshëm sot”, tha familja e Cloud në një deklaratë.

Cloud humbi babanë e tij javën e kaluar dhe sipas familjes kishte “luftuar me shëndetin mendor”.

“E vetmja ngushëllim që kemi është të dimë se Angus tani është afër babait të tij, i cili ishte shoku i tij më i mirë”, thuhet më tej në deklaratë. Ende nuk dihet shkaku i vdekjes së 25 vjeçarit, ndërsa vetëm dy ditë më parë kishte postuar foto të babait të tij, të ndjerë.