Ndërron jetë ikona e televizionit shqiptar

745
0

Ndërron jetë në mënyrë të papritur, ish-spikeri i njohur i lajmeve dhe regjisori Roland Roshi.

Emri i njohur i ekranit i cili na bëri për vete me zërin e tij, është ndarë nga jeta mbrëmjen e sotme.

Lajmi për ndarjen nga jeta të Rolandit e ka dhënë djali i tij, Ardit Roshi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

“Ky është statusi më i rëndë i jetës sime! Babai im, miku im, njeriu më i mirë në botë, sot ndërroi jetë!

Homazhet për Prof. Roland Roshin bëhen nesër në orën 12:00 në RTSH! Përcjellja bëhet në orën 14:00 në Sharrë”, shkruan i biri, Arditi.

Ngushëllime në rrjetet sociale kanë shprehur edhe miqtë dhe kolegët e tij.

Dhimitër Gjoka: E pabesueshme. Është ndarë nga jeta krejt papritur kolegu ynë regjisori dhe moderatori i talentuar ROLAND ROSHI. Ngushëllime familjes dhe njerëzve të dashur të tij.

Defrim Methasani: Qetësinë e kësaj mbrëmje, ma prishi një telefonatë nga dhoma e lajmeve në RTSH. Një zë i mekur më tregoi që krejt papritur ka ndërruar jetë regjizori i njohur, ish spikeri i lajmeve, kolegu dhe miku im i mirë, Roland Roshi. Vërtet një lajm tronditës dhe dhimbje e madhe, për familjen e tij, por dhe familjen e madhe të RTSH. U prehsh në paqë Landi ynë i mirë. Po ndjej shumë dhimbje miku im. Do na mungosh shumë, por unë do të të mbaj mend, vetëm me mirësinë, zërin e veçantë dhe buzëqeshjen tënde të përhershme…!

Nermin Spahiu: Lajm i tmerrshem. Na iku shume shpejt e krejt papritur kolegu, regjisori i nderuar, folesi i Radio Televizionit Shqiptar ROLAND ROSHI. Ishte ne pune, teksa ndodhi gjema. Njeri qe vetem dinte te falte dashuri e te sillte te qeshura, ndaj iku pa bezdisur askend, pa i renduar askujt. Do na mungojne batutat e tua LANDI. Te qofte i lehte dheu mik i dashur. Homazhet, neser 27 shtator, ora 12.00 tek Holli i RTSH-se./a.k/noa.al/