Ndërrohet ora! Nga sonte fillon llogaritja verore e kohës

598
0

Në natën mes të shtunës dhe të dielës (24-25 mars) fillon llogaritja verore e kohës, ora do të shkojë 60 minuta përpara.

Rikthimi i orës verore do të sjellë rritjen e ditës dhe zvogëlimin e natës. Ndryshimet bëhen të dielën e fundit të muajit mars dhe të dielën e fundit të tetorit. Për ata që duan më shumë gjumë ky është një lajm i keq sa të përshtaten me rutinën e re, pasi do të flenë një orë më pak.

Këtë vit ora dimërore kthehet në 28 Tetor. Ndryshimi i orës është traditë prej vitit 1981 në Europë.