“Ndarje të bukura s’ka”, Romeo flet per ndarjen nga Jonida Maliqi: Ka momente qe.. (Video)

1095
0

Aktori i humorit, Romeo Veshaj ishte i ftuar në “Wake Up” dhe foli ndër të tjera dhe për ndarjen e bujshme me Jonida Maliqin.

I vënë përballë pyetjes së drejtpërdrejtë nëse i vjen keq për mënyrën se si përfunduan gjërat në marrëdhënien me këngëtaren, Romeo Veshaj ka pranuar se nuk ishte një ndarje e bukur.

BISEDA

Isli Islami: Në një kohë shumë të shkurtër pati goxha bujë. Marrëdhënia me Jonida Maliqin përfundoi dhe e la pas në 2019, të vjen keq për mënyrën se si mund të kenë shkuar gjërat

Romeo Veshaj: Shiko, ndarje dhe largime të bukura nuk ka, paçka se të gjithë i trajtojmë…por jeta e tillë është, ka momente, lind vetëm, shtohesh rrugës dhe vde s vetëm. Që do të thotë janë gjëra që ndodhin.

Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj ishin në një lidhje, që përfundoi ende pa u konfirmuar nga çifti. Jonida Maliqi e pranoi se është single, ndërsa Romeo Veshaj, në një intervistë së fundmi për “ThumbOn”, foli në lidhje me këngëtaren, duke treguar se është vetëm.