Francesco Totti dhe Ilary Blasi nuk janë më bashkë. Pas një martese 20 vjeçare, hyrja në mes e palëve të treta ka shkatërruar këtë lidhje. Për herë të parë, ish-kapiteni legjendar i Romës ka folur për Corriere dello Sport, duke treguar të vërtetën e tij.
“Nuk është e vërtetë që kam tradhtuar unë. Kam lexuar shumë lajme të rreme këto javë dhe shumë prej tyre i kanë bërë të vuajnë fëmijët e mi, tani mjaft më! Kam përjetuar momente të vështira, fillimisht pasi lashë futbollin, më pas vdekja e babait nga COVID dhe kur kisha nevojë më shumë për të, bashkëshortja nuk ishte aty me mua.
Kriza e vërtetë shpërtheu midis marsit dhe prillit të vitit të kaluar. Por unë kisha vuajtur prej disa kohësh. Gjithçka filloi në 2016. Viti im i parafundit si futbollist. Të largohem nga fusha nuk është e lehtë, isha duke vd ekur.
Thonë se fajtori i ndarjes isha vetëm unë, se martesa do të mbaronte për shkak të tradhtisë sime. Nuk isha i pari që tradhtova, tani do të hesht përsëri, çfarëdo përgjigje të japë ajo. Unë do të hesht, sepse prioriteti im është të mbroj fëmijët e mi”, tha Totti.