“Ndarja e vetmja rrugëzgjidhje” Pas princ Lekës reagon për divorcin edhe Elia Zaharia: Pas muajve të vështirë qe kam kaluar..

231
0

Aktorja Elia Zaharia Zogu, ka reaguar me anë të një statusi në Facebook,  lidhur me ndarjen e saj nga Princ Leka Zogu.

Në statusin e saj ajo shkruan se kanë nisur ditën e sotme procedurat e divorcit ndërsaka theksuar se ndonëse vetë kurrë  nuk do kishte dashur që vajza e saj të rritej me prindër të ndarë, ndonjëherë kjo është e vetmja zgjidhje.

Edhe pse ndarja e tyre kishte kohë që flitej, ishte Princ Leka Zogu ai që ka konfirmuar vërtetësinë e zërave që kishin qarkulluar se ai dhe Elia Zaharia i kanë dhënë fund martesës së tyre.

“Miq dhe dashamirës,

Më duhet tju komunikoj që sot filluam proçedurat ligjore për zgjidhjen e martesës, pasi vendosëm bashkarisht të kërkojmë zyrtarizimin e divorcit!

Ky nuk është aspak një realitet që më lumturon, pasi besoj në vlerat e familjes si gjënë më të shtrenjtë! Kurrsesi nuk do kisha zgjedhur për vajzen time të rritej me prindër të ndarë, por ndonjëherë ndarja qënka e vetmja rrugëzgjidhje!

Ajo ç’ka ka më shumë rëndësi, është që vogëlushja ime ta përjetojë këtë moment sa më lehtë të jetë e mundur!

Ju falenderoj shumë të gjithëve ju që më keni shkruar e më keni dhënë kurajo! Pavarësisht këtyre muajve të vështirë që kam kaluar, dashamirësia juaj më ka dhënë forcë!

Ju uroj shëndet e lumturi në familjet tuaja!”