Është ndarë nga jeta gazetari dhe poeti i njohur shqiptar Demir Gjergji.
Lajmin e ka bërë me dije djali i tij përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Shokë dhe miq të babait tim, DEMIR GJERGJI, me dhimbje të madhe ju njoftoj se babai ndërroi jetë”, shkruan ai.
Demir Gjergji ka qenë drejtues i emisioneve në Radio Tirana, si “Fjala si fillim, Fjala si flijim” dhe “Vatër shqiptare”.
Ai është nderuar me shumë çmime vlerësuese për krijimtarinë në poezi e prozë dhe me Medaljen “Naim Frashëri” të Klasit të Dytë (1988) për kontributin e tij në gazetari.