Skip to content

Ndahet nga jeta aktori i njohur, Naun Shundi

    Aktori i njohur, Naun Shundi, u nda nga jeta pasi humbi betejën me sëmundjen e rëndë.

    Së fundmi ai po kurohej në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” pasi dy ministri shqiptare morën përsipër shpenzimet për kurimin e tij.

    Naun Shundi është një nga figurat më të vlerësuara të skenës shqiptare.

    Ai ka kontribute të shumta në teatër dhe dramaturgji, si dhe është themelues i një hapësire të veçantë kulturore përmes teatrit të tij.

    Naun Shundi ishte një personalitet, artist dhe krijues që ka kontribuar si në pasurimin e figurave artistike, por edhe dramaturgjisë shqiptare.

    Ishte emri që ka hapur dyert e teatrit të tij shumë krijuesve të rinj, si dhe atyre në karrierë.