Nisim trupat nese.. NATO do futet në Ukrainë? Londra: Nëse provohet se rusët kanë përdorur kete armë..

240
0

Nëse provohet se Rusia ka përdorur armë kimike në Ukrainë, Britania dhe aleatët e saj perëndimorë mund të nisin trupa në këtë: paralajmërimi më i fortë deri tani për ndërhyrjen e perëndimit në nje konflikt të cilin është përpjekur shumë ta shmangë, vjen nga ministri britanik i forcave të armatosura, James Heappey, i cili thotë se “se të gjitha mundësitë janë në tryezë lidhur me mënyrat sesi do të reagojë perëndimi”.

Rusia, u shpreh ai do të konsiderohet përgjegjëse ndërsa përsëriti komentet e sekretares së jashtme, Liz Truss se përdorimi i “armëve kimike është i neveritshëm” dhe i kalon kufijtë.

James Heappey: Po punojmë për verifikimin, sepse ai është është padyshim shumë i rëndësishëm. Nëse janë përdorur armë kimike, ky është një moment shumë i rëndësishëm për kryeministrin Boris Johnson dhe krerët e tjerë të qeverive në mbarë botën. Presidenti Putin duhet të jetë i vetëdijshëm se përdorimi i armëve kimike është i papranueshëm.

Vetë presidenti rus vazhdoi të këmbëngulë se aksioni ushtarak në Ukrainë  synon të garantojë sigurinë e vendit të tij,  dhe se objektivat e tij do të përmbushën. Teksa vizitonte qendrën e lëshimit hapësinore, Vostochny, Vladimir Putin e akuzoi Ukrainën se ishte shndërruar në një “urë urë anti-ruse” ku “po kultivoheshin filizat e nacionalizmit dhe neo-nazizmit”.

Kievi dhe aleatët e tij perëndimorë e kanë hedhur poshtë pretendime të tilla, të përdorura si justifikim për agresionin. Ndërsa i mëshoi sërish idesë se bëhet fjalë për një “operacion  special ushtarak” rus, shefi i Kremlinit përsëriti se qëllimi është mbrojtja e  njerëzve në zonat lindore të Ukrainës, të kontrolluara nga rebelët e mbështetur nga Moska.

Ai shtoi se fushata kishte për qëllim “të garantonte sigurinë e vetë Rusisë”. “Ne nuk kishim zgjidhje tjetër”, u përpoq të argumenonte ai, ndërsa theksoi se “ nuk ka dyshim që t’i arrijmë qëllimet tona”./tch/