Nata e parë pas hekurave per Saimir Tahirin, ja cfare i lejuan në qeli ish ministrit

298
0

Pas vendimit të Apelit të GJKKO, Saimir Tahiri kaloi natën e parë në qeli. Ai u dënua me 3 vite e 4 muaj burg.

Nga Gjykata, ai shkoi tek Drejtoria e Policisë dhe më pas u drejtua për në burgun 313, ku dhe kaloi natën në godinën nr.2.

Gjatë natës ish-ministit të kabinetit qeveritar “Rama”, Tahirit i janë lejuar në qeli vetëm cigare dhe rroba.

Hetimet për ish-ministrin e Brendshëm nisën në nëntorin e vitit 2017, pasi autoritetet italiane goditën organizatën e vëllezërve Habilaj.

Në përgjimet e kryera, emri i Tahirit përmendej disa herë në bisedat mes trafikantëve.

Tahiri kaloi një periudhë të shkurtër në arrest shtëpie, derisa më pas Gjykata e Apelit lejoi hetimin e tij në gjendje të lirë deri në marrjen e vendimit përfundimtar.